Instituti Kërkimor për Çështje
Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) është një organizatë joqeveritare e
pavarur, e përkushtuar për të nxitur dhe përsosur cilësinë e debatit dhe
analizës për çështje Evropiane dhe të zhvillimit në Kosovë dhe më gjerë në
rajon. RIDEA beson në parimet e lirisë, shoqërisë së lirë, dhe përgjegjësisë,
dhe gjeneron frymëzimin e saj mbështetur në këto parime. RIDEA synon të luaj
një rol kyç në nxitjen dhe promovimin e ideve të reja praktike, nismave dhe
zgjidhjeve të problemeve me të cilat përballen aspektet zhvillimore dhe procesi
i integrimit Evropian në Kosovë dhe më gjerë. Pra, RIDEA mëton të jetë
një forcë për ndryshim, duke ofruar zgjidhje që janë të mbështetura në evidencë,
dhe kanë efekte të gjera, si dhe të jenë të integruara mirë në proceset e
politikëbërjes. Duke vepruar kështu, përveç hulumtimeve, RIDEA organizon
debate, seminare, konferenca, trajnime, dhe të tjera, me synimin që të
angazhojë shkollarët, studiuesit dhe hartuesit e politikave në punën e saj. RIDEA
është organizatë jo-fitimprurëse dhe projektet e saj financohen nga
entitete private dhe publike.