29 janar, 2019
Konkurs për Anketues /
Intervistues Terreni (6 pozita)
Në kuadër të projekteve
të mbështetura nga MPJ e Norvegjisë, Instituti RIDEA fton të interesuarit nga
këto komuna të Kosovës (Prizren, Rahovec, Gjakovë, Deçan, Gjilan, Kamenicë,
Viti, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë, Mamushë, Dragash, Skenderaj, Drenas,
Lipjan dhe Suharekë) të aplikojnë për 6 pozita të lira si anketues/intervistues
terreni. Të përzgjedhurit nga ky konkurs, në muajt në vijim do të jenë pjesë
aktive e implementimit të sondazheve dhe hulumtimeve të opinionit publik, të
cilat do t’i zbatoj Instituti RIDEA në bashkëpunim me profesorë të
Universitetit të Oxford-it dhe organizata e institucione tjera kredibile
ndërkombëtare të kësaj lëmie.
Kushtet dhe kriteret kryesore:
Të interesuarit duhet të
jenë të diplomuar apo duke studiuar në nivelin B.A. apo M.A. në ndonjërën nga
lëmitë e mëposhtme:
• Media/Gazetari;
• Diplomaci dhe
Marrëdhënie Ndërkombëtare;
• Ekonomi/Administrim
Biznesi;
• Drejtësi;
• Psikologji;
• Sociologji;
• Studime Evropiane;
• Shkenca
Politike/Administratë Publike; dhe/apo
• Të ngjashme me të
mësipërmet.
Gjithashtu, kandidatët e
interesuar duhet të posedojnë:
Aftësi të shkëlqyeshme
të punës me kompjuter;
Njohuri të rrjedhshme të
shkrimit në gjuhën shqipe;
Shkathtësi të
shkëlqyeshme të komunikimit ndër-personal;
Gatishmëri për të
udhëtuar në vende dhe rajone të ndryshme të Kosovës;
Aftësi për të
marrë/nxjerr vendime tëinformuara;
Aftësi për ta menaxhuar
kohën dhe shkathtësi organizative;
Shkathtësi për të punuar
në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e grupit; dhe
Njohja e rrjedhshme e
gjuhës angleze dhe eksperienca në procese të mëparshme të
intervistimit/anketimit është përparësi.
Përfitimet për kandidatët e përzgjedhur:
Përfitimet përfshijnë
pagën mujore kompetitive në tregun e Kosovës, si dhe kontributet mujore
pensionale, dhe shpenzimet e transportit në vende të ndryshme të Kosovës gjatë
punës tuaj kërkimore. Gjithashtu, do të keni mundësi të jeni pjesëmarrës/e dhe
të çertifikoheni për trajnime të ndryshme profesionale (p.sh. teknikat e
intervistimit, puna me programin SPSS, etj).
Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar
duhet të dërgojnë një C.V. dhe një letër të shkurtër motivimi (jo më të gjatë
se një faqe) në e-mail adresën vijuese: research@ridea-ks.org
Afati i fundit për
aplikim është data 12 shkurt 2019.
Vetëm kandidatët e
përzgjedhur në listën e shkurtër do të ftohen për intervistë.
Për më shumë informata,
mund të vizitoni webfaqen tonë: www.ridea-ks.org
Ju mirëpresim të bëheni
pjesë e ekipit tonë!