๐๐จ๐ง๐ค๐ฎ๐ซ๐ฌ ๐ฉ๐๐ซ ๐๐ง๐ค๐๐ญ๐ฎ๐๐ฌ/๐๐ง๐ญ๐๐ซ๐ฏ๐ข๐ฌ๐ญ๐ฎ๐๐ฌ ๐๐๐ซ๐ซ๐๐ง๐ข
Instituti RIDEA fton të interesuarit nga të gjitha komunat e Kosovës të aplikojnë për pozita të lira si anketues/intervistues terreni. Të përzgjedhurit nga ky konkurs, në muajt në vijim do të jenë pjesë aktive e implementimit të sondazheve dhe hulumtimeve të opinionit publik, të cilat do t’i zbatoj RIDEA në bashkëpunim me organizata dhe institucione tjera kredibile ndërkombëtare të kësaj fushe.
๐๐ฎ๐ฌ๐ก๐ญ๐๐ญ ๐๐ก๐ ๐ค๐ซ๐ข๐ญ๐๐ซ๐๐ญ ๐ค๐ซ๐ฒ๐๐ฌ๐จ๐ซ๐:
Të interesuarit duhet të jenë të diplomuar ose duke studiuar në nivelin B.A. apo M.A. në ndonjërën nga fushat e mëposhtme:
• Marrëdhënie me Publikun/Gazetari;
• Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;
• Studime Evropiane;
• Shkenca Politike/Administratë Publike;
• Sociologji dhe Shkenca Sociale;
• Ekonomi/Administrim Biznesi;
• Psikologji;
• Drejtësi; dhe/apo
• Të ngjashme me të mësipërmet.
Gjithashtu, kandidatët e interesuar duhet të posedojnë:
Aftësi të shkëlqyeshme të punës me kompjuter;
Njohuri të rrjedhshme të shkrimit në gjuhën shqipe;
Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit ndër-personal;
Gatishmëri për të udhëtuar në vende dhe rajone të ndryshme të Kosovës brenda orarit të punës nga ora 09:00-17:00;
Aftësi për të marrë vendime të informuara;
Aftësi për ta menaxhuar kohën dhe shkathtësi organizative;
Shkathtësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e ekipit/grupit; dhe
Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze dhe eksperienca në procese të mëparshme të hulumtimeve të opinionit publik është përparësi.
Përfitimet për kandidatët e përzgjedhur:
Kompenzimin financiar kompetitiv në tregun e Kosovës për punën e bërë, kontributet mujore pensionale, si dhe shpenzimet e transportit në pjesë të ndryshme të Kosovës gjatë punës tuaj kërkimore. Gjithashtu, do të keni mundësi të jeni pjesëmarrës/e dhe të çertifikoheni për trajnime të ndryshme profesionale (p.sh. teknikat e intervistimit, puna me programin SPSS, etj).
๐๐ข ๐ญ๐ ๐๐ฉ๐ฅ๐ข๐ค๐จ๐ง๐ข?
Ju lutem vini re se RIDEA pranon aplikime vetëm nëpërmjet email-it dhe jo përmes Facebook apo ndonjë platforme tjetër sociale. Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një C.V. dhe një letër të shkurtër motivimi (jo më të gjatë se një faqe) në e-mail adresën vijuese: research@ridea-ks.org
Afati i fundit për aplikim është deri me datën 12 maj 2024.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të ftohen për intervistë. Nëse nuk ju kemi kontaktuar deri më datën 20 maj 2024, konsiderojeni se aplikimi juaj nuk është përzgjedhur në listën e shkurtër.
Për më shumë informata, mund të vizitoni webfaqen tonë: www.ridea-ks.org
Ju mirëpresim të bëheni pjesë e ekipit tonë!