Në kuadër të projekteve të mbështetura nga MPJ e Norvegjisë, Instituti RIDEA fton të interesuarit nga të gjitha komunat e Kosovës të aplikojnë për pozita të lira si anketues/intervistues terreni. Të përzgjedhurit nga ky konkurs, në muajt në vijim do të jenë pjesë aktive e implementimit të sondazheve dhe hulumtimeve të opinionit publik, të cilat do t’i zbatoj Instituti RIDEA në bashkëpunim me profesorë të Universitetit të Oxford-it dhe organizata e institucione tjera kredibile ndërkombëtare të kësaj lëmie.
𝐊𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐫𝐢𝐭𝐞𝐫𝐞𝐭 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐬𝐨𝐫𝐞:
Të interesuarit duhet të jenë të diplomuar apo duke studiuar në nivelin B.A. apo M.A. në ndonjërën nga lëmitë e mëposhtme:
• Media/Gazetari;
• Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare;
• Ekonomi/Administrim Biznesi;
• Drejtësi;
• Psikologji;
• Sociologji;
• Studime Evropiane;
• Shkenca Politike/Administratë Publike; dhe/apo
• Të ngjashme me të mësipërmet.
Gjithashtu, kandidatët e interesuar duhet të posedojnë:
Aftësi të shkëlqyeshme të punës me kompjuter;
Njohuri të rrjedhshme të shkrimit në gjuhën shqipe;
Shkathtësi të shkëlqyeshme të komunikimit ndër-personal;
Gatishmëri për të udhëtuar në vende dhe rajone të ndryshme të Kosovës brenda orarit të punës nga ora 09:00-17:00;
Aftësi për të marrë/nxjerr vendime të informuara;
Aftësi për ta menaxhuar kohën dhe shkathtësi organizative;
Shkathtësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe si pjesë e grupit; dhe
Njohja e rrjedhshme e gjuhës angleze dhe eksperienca në procese të mëparshme të intervistimit/anketimit është përparësi.
Përfitimet për kandidatët e përzgjedhur:
Përfitimet përfshijnë pagën mujore kompetitive në tregun e Kosovës, si dhe kontributet mujore pensionale, dhe shpenzimet e transportit në vende të ndryshme të Kosovës gjatë punës tuaj kërkimore. Gjithashtu, do të keni mundësi të jeni pjesëmarrës/e dhe të çertifikoheni për trajnime të ndryshme profesionale (p.sh. teknikat e intervistimit, puna me programin SPSS, etj).
𝐒𝐢 𝐭𝐞 𝐚𝐩𝐥𝐢𝐤𝐨𝐧𝐢?
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një C.V. dhe një letër të shkurtër motivimi (jo më të gjatë se një faqe) në e-mail adresën vijuese: ridea.institute@gmail.com
Afati i fundit për aplikim është data 9 dhjetor 2019.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e shkurtër do të ftohen për intervistë.