16 tetor, 2017
Praktikë me pagesë në Prishtinë – Instituti Kërkimor për
Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA)
RIDEA aktualisht
është duke kërkuar (3) tre praktikantë për të filluar punën sa më parë.
Përgjegjësitë:
• Kryerja e
hulumtimeve mbi integrimin në BE, zhvillimin dhe studimet ndërkombëtare dhe
marrëdhëniet në Kosovë dhe më gjerë në rajon;
• Asiston në projektet
aktuale;
• Asiston në
hartimin e projekt-propozimeve dhe publikimeve;
• Mbështet
programin e informacionit (p.sh. ditarin akademik, e-lajme, njoftime për shtyp,
etj);
• Asiston në
organizimin e eventeve;
• Koorigjim dhe
redakton tekstet;
• Mbështet
mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të RIDEAs;
• Mbështet
përditësimin e webfaqes së RIDEAs; dhe
• Detyra të
tjera të caktuara nga menaxherët e projektit.
Kërkesat:
• Njohuri të
shkëlqyeshme të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur;
• Të jetë student
në marrëdhënie ndërkombëtare, shkenca politike, juridik, menaxhment, ekonomik,
administrim biznesi, ose fusha të tjera të lidhura;
• Njohuri
themelore të demonstruara mbi politikat e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe
rajonit më gjerë;
• Angazhim për
punën kërkimore dhe të orientuar drejtë politikave;
• Aftësi për të
përmbushur afatet;
• Shkathtësi të
shkëlqyera komunikuese;
• Aftësi
kompjuterike.
Praktika
është me pagesë. Për më tepër, ne mund t’ju ofrojmë edhe mundësinë për:
• Të fituar
njohuri mbi punën dhe funksionet e institucioneve evropiane në fusha të
ndryshme të politikave;
• T’u njohur
me politikat e BE-së dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë mbi Kosovën dhe më
gjerë për Ballkanin Perëndimor;
• Të punuar
në një mjedis multikulturor;
• Të fituar njohuri
për çështjet e mbledhjes së fondeve; dhe
• Pas
përfundimit me sukses të praktikës, një mundësi për t’u bërë punonjës me orar
të plotë në RIDEA.
Si të aplikoni:
Nëse jeni të
interesuar për praktikë me pagesë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër
motivimi ku tregoni interesin tuaj për këtë pratikë si dhe disponueshmërinë
tuaj (do të thotë, datën e fillimit dhe kohëzgjatjen e praktikës) në: ridea.institute@gmail.com, më së largu më 24 Tetor 2017.