23 maj, 2019
Praktikë me pagesë në Prishtinë
– Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA)
RIDEA aktualisht është duke
kërkuar (2) dy praktikantë për të filluar punën sa më parë.
Përgjegjësitë:
• Kryerja e hulumtimeve mbi procesin
e integrimit në Bashkimin Evropian (BE), dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë,
zhvillimin dhe studimet ndërkombëtare dhe marrëdhëniet në Kosovë dhe më gjerë
në rajon;
• Asiston në projektet aktuale;
• Asiston në hartimin e
projekt-propozimeve dhe publikimeve;
• Mbështet programin e
informacionit (p.sh. ditarin akademik, e-lajme, njoftime për shtyp, etj);
• Asiston në organizimin e
eventeve;
• Korrigjon dhe redakton
tekstet;
• Mbështet mirëmbajtjen e bazës
së të dhënave të RIDEAs;
• Mbështet përditësimin e
webfaqes së RIDEAs; dhe
• Detyra të tjera të caktuara
nga menaxherët e projektit.
Kërkesat:
• Njohuri të shkëlqyeshme të
gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur;
• Të jetë student BA ose MA në
marrëdhënie ndërkombëtare, administrim biznesi, shkenca politike, juridik,
menaxhment, ekonomik, , ose fusha të tjera të lidhura;
• Njohuri themelore të
demonstruara mbi politikat e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe rajonit më gjerë;
• Angazhim për punën kërkimore
dhe të orientuar drejtë politikave;
• Aftësi për të përmbushur
afatet;
• Shkathtësi të shkëlqyera
komunikuese;
• Aftësi kompjuterike.
Praktika është me pagesë. Për
më tepër, ne mund t’ju ofrojmë edhe mundësinë për:
• Të fituar njohuri mbi punën
dhe funksionet e institucioneve evropiane në fusha të ndryshme të politikave;
• T’u njohur me politikat e
BE-së dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë mbi Kosovën dhe më gjerë për
Ballkanin Perëndimor;
• Të punuar në një mjedis
multikulturor;
• Të fituar njohuri për
çështjet e mbledhjes së fondeve; dhe
• Pas përfundimit me sukses të
praktikës, një mundësi për t’u bërë punonjës me orar të plotë në RIDEA.
Si të aplikoni:
Nëse jeni të interesuar për
praktikë me pagesë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi ku
tregoni interesin tuaj për këtë pratikë si dhe disponueshmërinë tuaj (do të
thotë, datën e fillimit dhe kohëzgjatjen e praktikës) në: ridea.institute@gmail.com, më së largu më 5 qershor 2019.