Praktikë me pagesë në Prishtinë – Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) (27 Shtator 2019)

27 shtator 2019.

Praktikë me pagesë në Prishtinë – Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) 

RIDEA aktualisht është duke kërkuar (3) tre praktikantë për të filluar punën sa më parë.

Përgjegjësitë:

• Kryerja e hulumtimeve mbi procesin e integrimit në Bashkimin Evropian (BE), dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zhvillimin dhe studimet ndërkombëtare dhe marrëdhëniet në Kosovë dhe më gjerë në rajon;

• Asiston në projektet aktuale;

• Asiston në hartimin e projekt-propozimeve dhe publikimeve;

• Asiston ekipën në lansimin e shkollës sezonale me profesorë nga universitetet e Oxfordit, Cambridge, ETH Zurich, Edinburgh, Ghent-it etj.

• Mbështet programin e informacionit (p.sh. revisten akademike, e-lajmet, njoftime për shtyp, etj);

• Asiston në organizimin e eventeve;

• Korrigjon dhe redakton tekstet;

• Mbështet mirëmbajtjen e bazës së të dhënave të RIDEAs;

• Mbështet përditësimin e webfaqes së RIDEAs; dhe

• Detyra të tjera të caktuara nga menaxherët e projektit.

Kërkesat:

• Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës angleze në të shkruar dhe të folur;

• Të jetë student BA ose MA në marrëdhënie ndërkombëtare, administrim biznesi, shkenca politike, juridik, menaxhment, ekonomik, ose fusha të tjera të lidhura;

• Njohuri themelore të demonstruara mbi politikat e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe rajonit më gjerë;

• Angazhim për punën kërkimore dhe të orientuar drejtë politikave;

• Aftësi për të përmbushur afatet;

• Shkathtësi të shkëlqyera komunikuese;

• Aftësi kompjuterike.

Praktika është me pagesë. Për më tepër, ne mund t’ju ofrojmë edhe mundësinë për:

• Të fituar njohuri mbi punën dhe funksionet e institucioneve evropiane në fusha të ndryshme të politikave;

• T’u njohur me politikat e BE-së dhe aktorëve të tjerë ndërkombëtarë mbi Kosovën dhe më gjerë për Ballkanin Perëndimor;

• Të punuar në një mjedis multikulturor;

• Të ndërtuar rrjetin tuaj lokal dhe ndërkombëtar

• Të fituar njohuri për çështjet e mbledhjes së fondeve; dhe

• Pas përfundimit me sukses të praktikës, një mundësi për t’u bërë punonjës me orar të plotë në RIDEA.

Si të aplikoni:

Nëse jeni të interesuar për praktikë me pagesë, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi ku tregoni interesin tuaj për këtë pratikë si dhe disponueshmërinë tuaj (do të thotë, datën e fillimit dhe kohëzgjatjen e praktikës) në: ridea.institute@gmail.com, më së largu deri më 10 tetor 2019.

List of videos