21.06.2024
RIDEA ka lansuar
studimin/hulumtimin me titull “Zëri i Popullit rreth
‘Shtegut të Paqes’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë: Shpalosja e Rolit të Grave”. Konferenca u mbajt ditën e enjte, më 20 qershor
2024, në Prishtinë.
Studimi u publikua
zyrtarisht gjatë konferencës, i ndjekur nga diskutime dhe debat konstruktiv dhe
produktiv me panelistët dhe pjesëmarrësit. Panelistët dhe pjesëmarrësit e
konferencës ishin nga bota e politikës duke përfshirë deputetë të Kuvendit të
Kosovës, diplomatë të akredituar në Prishtinë, bota akademike dhe përfaqësues
të shoqërisë civile.
Studimi i plotë dhe
aspektet kryesore nga ngjarja janë në dispozicion në webfaqen tonë.