Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka prezantuar studimin “Procesi i pajtimit në mes të shqiptarëve dhe serbëve në kontekstin e marrëveshjes finale të dialogut Kosovë-Serbi”.
Shpend Voca nga RIDEA ka prezantuar raportin duke rekomanduar një sërë çështjesh për marrëveshjen eventuale në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ai ka thënë se sa i përket ndjekjes së përgjegjësve për krimet në Kosovë ka shumë pak progres për të mos thënë ka dështuar.
“Sa i përket situatës aktual për dëmet e luftës dhe krimet, ekziston një lloj destruktiviteti kjo ka të bëjë me deklarata që e mohojnë krimet. Nga ky studim ne kemi përpiluar një sërë rekomandimesh për marrëveshjen eventuale në mes të Kosovës dhe Serbisë”, tha ai.