Deklaratë shtypi (1 prill 2019)
Deklaratë shtypi (1 prill 2019)

Konferenca: - Gratë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - (E marte, 2 prill 2019, ora 09:30) në Swiss Diamond Hotel Prishtina (Salla Dyar)

Të nderuar/a gazetare/gazetarë:

Të nderuara media:

Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit (RIDEA) ka kënaqësinë të ju ftoj të merrni pjesë në konferencën - Gratë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë - (E marte, 2 prill 2019, ora 09:30) në Swiss Diamond Hotel Prishtina (Salla Dyar).

Përveç tjerash, konferenca do të trajtoj disa prej çështjeve aktuale, si në vijim:

Cilat janë raportet aktuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? A duhet të vazhdoj dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Si të veprohet me tarifën 100% ndaj mallrave serbe? Nga akterë të ndryshëm ndërkombëtar është sugjeruar që viti 2019 mund të jetë vit i marrëveshjes eventuale finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Si duhet trajtuar ky sugjerim dhe çfarë duhet të përmbaj marrëveshja eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë? Delegacioni Shtetëror i Kosovës për dialogun me Serbinë nuk ka asnjë grua/zonjë në përbërjen e tij. Si duhet të vlerësohet ky fakt dhe si duhet të veprohet në mënyrë që kjo gjendje të ndryshoj? Si e shohin vetë gratë rolin e gruas në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi?

Ju ftojmë që ta përcjellni këtë ngjarje.

Përveç panelisteve që mund t’i gjeni në agjendën e mëposhtme, pjesëmarrëse tjera do të jenë diplomate të akredituara ndërkombëtare në Kosovë, zyrtare të institucioneve të Kosovës, aktiviste të shoqërisë civile, dhe përfaqësuese nga bota akademike.

PROGRAMI
2 prill 2019

9:15-9:30
Regjistrimi dhe Kafe mikpritëse

9:30-9:45
Fjala Hyrëse
Dr. Labinot Greiçevci, RIDEA

Sh.T. Z. Per Strand Sjaastad
Ambasador i Norvegjisë në Kosovë

9:45‒11:45
Diskutime:
Gratë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë

Udhëheqës Paneli:
Dr. Labinot Greiçevci, RIDEA

Folëset:

Sh. S. Znj. Nataliya Apostolova (TBC)
Shefe e Zyrës së BE-së në Kosovë & Përfaqësuese Speciale e BE-së në Kosovë

Znj. Blerta Deliu-Kodra
Deputete e Kuvendit të Kosovës, PDK

Znj. Vjosa Osmani - Sadriu
Deputete e Kuvendit të Kosovës, LDK

Znj. Albulena Haxhiu
Deputete e Kuvendit të Kosovës, LVV

Znj. Aida Dërguti
Deputete e Kuvendit të Kosovës, PSD

Znj. Magbule Shkodra
Kryetare e forumit të gruas së AAK-së & Zëvendësministre e Zhvillimit Rajonal

Znj. Valdete Bajrami
Kryetare e forumit të gruas, NISMA Socialdemokrate

Znj. Duda Balje
Deputete e Kuvendit të Kosovës, 6+

11:45‒12:00
Konkluzionet e konferencës

Pjesëmarrja juaj na nderon.


Ju mirëpresim.

Artikuj Akademik
Artikuj Akademik Kufijtë e një marrëdhënie të lënë pas dore: Korrupsioni dhe Liria Ekonomike. Qerimi, Qerim R. dhe Sergi, Bruno S.
Raporte dhe Studime
Raporte dhe Studime Substanca dhe Gjendja e Zbatimit te Marreveshjeve te Dialogut Kosove-Serbi
Publikimet e RIDEA-s
Publikimet e RIDEA-s RIDEA publikon artikuj akademik në revista të njohura ndërkombëtare, komente dhe opinione në gazetat e përditshme vendore dhe ndërkombëtare.
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare
Revista për Çështje Evropiane dhe Ndërkombëtare Gjendja e përgjithshme e sferës së botimeve akademike ose shkencore në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi dhe shtete të tjera.
Komente/OP-ED
Komente/OP-ED Problemet e vjetra dhe shtetet e reja. Qerim Qerimi. (Taipei Times, 2008).
E-newsletter
E-newsletter Përmbledhje e aktiviteteve të RIDEAs në aspekte të ndryshme që shfaqet dy herë në vjet.