Në përputhje me sugjerimet dhe mbikqyrjen rigoroze të profesorëve të Universitetit të Oksfordit, dhe me punën e palodhshme të programerëve vendor që punojnë për kompani Amerikane, RIDEA ka krijuar platformën online për sondazhe.
Përmes kësaj platforme synohet sofistikimi i mëtejshëm i metodës së punës dhe rrjedhimisht rritja e saktësisë dhe precizitetit të gjetjeve dhe minimizimi i margjinës së gabimit në sondazhe, duke përdorur përveç tjerash edhe mekanizmat si GeoLocation collection & tracking. Për këtë qëllim, kohë më parë është mbajtur trajnimi i anketuesve në përdorimin e tabletëve elektronik dhe mbi teknikat e zbatimit të sondazheve në terren mbi bazën e platformës online.
Të gjitha këto u bën të mundura me mbështetjen gjithëpërfshirëse dhe gjeneroze të Ambasadës Norvegjeze në Kosovë.
Së shpejti, edhe me rezultate spektakolare nga sondazhet tona rreth peisazhit politik në Kosovë, mbështetjes së qytetarëve për politikat Amerikane dhe Evropiane në Kosovë, mozaikut të skenarëve të marrëveshjes eventuale Kosovë-Serbi dhe shumë e shumë zhvillime e tema të tjera interesante.