Trajnimi i radhës mbi teknikat e intervistimit në terren.
Disa pamje nga trajnimi i anketuesve rreth teknikave të intervistimit, përdorimin e tabletëve elektronik dhe zbatimit të sondazheve në terren mbi bazën e platformës online.
Së shpejti, Instituti RIDEA fillon me zbatimin e serisë së hulumtimeve të opinionit publik në Kosovë që trajtojnë peisazhin aktual politik në Kosovë, mbështetjen e qytetarëve për politikat ndërkombërare në dhe rreth Kosovës, mozaikut të skenarëve të marrëveshjes eventuale Kosovë-Serbi dhe shumë e shumë zhvillime e tema të tjera spektakolare dhe interesante. Të gjitha këto hulumtime do të bëhen me mbështjetje nga një ekip hulumtuesish që udhëhiqen nga Profesori Emeritus i Universitetit të Oxford-it, Prof. Anthony Heath.
Të gjitha këto u bën të mundura me mbështetjen gjithëpërfshirëse dhe gjeneroze të MPJ të Norvegjisë, respektivisht Ambasadës Norvegjeze në Kosovë.