-Konferenca: ‘Gratë për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë’
Sot në Prishtinë, kemi trajtuar në formë përmbajtësore rolin e gruas në fazën finale të dialogut Kosovë-Serbi. Konferenca ka gjeneruar debat dhe diskutime jashtëzakonisht produktive rreth temës në fjalë. Konferenca e organizuar nga Instituti RIDEA është bërë me mbështetjen e MPJ të Norvegjisë, respektivisht Ambasadës Norvegjeze në Kosovë. Një fjalë hyrëse në fillim të kësaj konference ka mbajtur dhe Ambasadori Norvegjez në Kosovë, SH.T. Z. Per Strand Sjaastad.
Pjesëmarrja në konferencë ishte gjithëpërfshirëse, duke filluar nga përfaqësueset e të gjitha subjekteve politike në Kosovë, përfaqësueset e botës akademike dhe aktivistet e shoqërisë civile.