20 shkurt 2019
Sikurse dhe vitin e kaluar, edhe kësaj radhe nën organizimin e Institutit RIDEA, janë mbledhur rreth një tryeze liderët kryesor të pushtetit dhe opozitës për të diskutuar për - Zërin e Popullit rreth 'Finales së Madhe' ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në një tryezë të përbashkët u mblodhën presidenti Thaçi, z. Albin Kurti nga LVV, z. Lutfi Haziri nga LDK, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj, profesorë nga Universiteti i Oxfordit, ambasadorë të ndryshëm nga vendet aleate të Kosovës, aktivistë të shoqërisë civile dhe përfaqësues nga bota akademike. Ky event i organizuar nga RIDEA është bërë me mbështetje të MPJ-së së Norvegjisë, respektivisht Ambasadës Norvegjeze në Kosovë, me rastin e publikimit edhe të rezultateve të sondazhit rreth temës së njëjtë.